Horoskopi nga Branko për të lindurit e shenjës Dashi: Periudha aktuale nuk është më e mira për të lindurit e shenjës tuaj. Kohët e fundit keni pasur disa debate dhe tensioni është rritur. Lërini të gjitha pas, ju presin ditë të qeta!
Horoskopi Branko, Demi: Në dashuri ndiheni të përhumbur dhe nuk gjeni dot personin e duhur për ju. Bëni sytë katër në takimet e reja, mund të keni një surprizë shumë të mirëpritur. Në punë, mos harroni kurrë qëllimin tuaj.
Horoskopi Branko, Binjakët: Jeni në paqe me veten, por duket se kjo nuk ju mjafton. Keni nevojë për pushime, përpiquni të bëni përpjekjet tuaja të fundit për t’ia dalë!
Horoskopi i Gaforres, Branko: Nëse ndjeni nevojën për të thënë diçka që nuk e keni thënë kurrë, kjo e mërkurë 15 është dita e duhur për ta bërë. Mos u pendoni, as në punë.
Horoskopi Branko, Luani: Do të dëgjoni shumë këshilla. Fatkeqësisht, tensionet në shtëpi po bëhen gjithnjë e më të pranishme. Ndonjëherë shkëputja nga “priza” dhe marrja e disa ditëve pushim mund të jetë zgjidhja e vetme. Shefi juaj do ju befasojë në punë.
Horoskopi i Virgjëreshës, nga Branko: Festimet janë afër. Sepse për ju do të ketë shumë mundësi, ndaj mos i humbisni. Sytë bëjini katër edhe në punë. Ndoshta dikush që nuk e keni konsideruar kurrë ka diçka për t’ju thënë.
Horoskopi i Peshores nga Branko: Një periudhë e mirë për të ndërmarrë një arratisje romantike. Kjo fundjavë është pozitive dhe yjet ju duan. Përfitoni nga kjo, gjërat mund të ndryshojnë. Për mirë!
Horoskopi Branko, Akrepi: Keni gjetur dikë që mund t’ju dëgjojë, por ndiheni të pavendosur dhe në të njëjtën kohë keni frikë se mos e humbisni. Mos harroni se gjëja më e rëndësishme është të bëni paqe me veten.
Horoskopi i Shigjetarit nga Branko: Ishin ditë shumë të qeta, pavarësisht periudhës së vështirë. Ngadalë po përpiqeni të rikuperoheni. Vazhdoni të dëgjoni dhe mos u poshtëroni duke u inatosur me veten tuaj.
Horoskopi Branko, Bricjapi: Mos u ndalni. Rruga që keni vendosur të ndiqni është ajo e duhura. Ndonjëherë do të jetë shumë e vështirë, por mbani mend se si keni arritur këtu.
Horoskopi i Ujorit, Branko: Më në fund keni përgjigjet që keni dashur të dëgjoni. Kjo do t’ju sjellë një qetësi të brendshme dhe do të shihni që gjërat do të shkojnë më mirë. Mos i humbisni lajmet në punë, hapni veshët!
Horoskopi i Peshqve, Branko: Pak relaksim i merituar pas ditëve të padurueshme. Mos u lodhni shumë. Shijoni qetësinë e pushimeve tuaja pa menduar fort për punën.