Dy shqiptarët që u kapën me me 2.2 tone kokaine në Peru që kishin si destinacion Holandën janë identifikuar nga autoritetet. Mediet peruane raportojnë se dy shqiptarët janë Franc Malo dhe Gentjan Meta.
Dy përfaqësuesit e mafies shqiptare, pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në urbanizimin ekskluziv të El Golf, të cilët kanë ardhur në qytetin tonë me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinimit për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacion Holandën.
“Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në vendin tonë, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, shkruajnë mediet peruane./m.j