Parlamenti Europian ka publikuar ditën e sotme raportet për ecurinë e Kosovës, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) i bën thirrje Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për Prishtinën zyrtare, ndërsa përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, dhe aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, në raportin për Serbinë, thuhet se marrëveshja finale mes Beogradit dhe Kosovës duhet të bazohet në njohje reciproke. E njëjta thirrje u lëshohet dhe 5 vendeve të tjera të Ballkanit, që nuk e kanë njohur ende si shtet.
Sa i përket Bosnjës, në raport dënohet ashpër çdo përpjekje, e cila minon shtetësinë e këtij vendi.