28-vjecari Zef Gjoni, u dënua me 19 vite bug në Britaninë e Madhe pasi goditi 29 herë me thikë bashkëshorten e tij.
Sipas ‘Mirror’, Zef Gjoni e goditi gruan e tij 29 herë me thikë, ndërsa e pyeste ‘Akoma nuk ke vdekur ti?”. Gjykatësi tha se Gjoni tregoi një shkallë planifikimi të sulmit.
“Ti përbën rrezik domethënës se mund t’u shkaktosh dëme të tjerëve, veçanërisht atyre që janë pranë teje, sidomos në kohë stresi,” tha gjykatësi.
Fuli, shtetase rumune, u sulmua në shtëpi më 1 prill 2020, në javën e dytë të izolimit.
Atë ditë, Gjoni i kishte thënë se “sot ose do vdesësh ti dhe unë do të shkoj në burg, ose do vdes unë dhe ti do të shkosh në burg”.
Prokuroria tha se Gjoni e goditi vazhdimisht me dy thika që i kishte marrë në kuzhinë, ndërkohë që e pyeste vazhdimisht: Akoma nuk ke vdekur?/m.j