“Ndeshje futbolli apo arenë lufte”. Kjo është fraza e thënë nga futbollistët e kombëtares së Kosovës në transfertën e Volosit kundër Greqisë, me lojtarët dardanas që ranë pre e provokimeve të tifozëve helen. Fillimisht, tifozët e ekipit vendas fërshëllyen himnin e Kosovën, teksa më pas shpalosën një pankartë ku shfaqej harta e Kosovës me flamur të Serbisë.
Ndërsa gjatë ndeshjes tifozët grekë i kanë gjuajtur me gurë dhe flakadanë, të cilët Dardanët ua kanë kthyer në të njëjtën mënyrë. Tensionet ndërmjet tifozëve të ekipeve kundërshtare kanë vazhduar në atë pjesë të tribunës, teksa në fushë, futbollistët kërkonin që sfida të ndërpritej, me mbrojtësin Amir Rrahmani objektiv sharjesh nga tifozët grekë.
Sa i përket kronikës, Greqia siguroi ngjitjen në Divizionin B pas fitores 2-0 ndaj Kosovës. Ndërkaq, dardanët kanë gjasat që edicionin tjetër të jenë pjesë e Divizionit C.
/a.r