Pas gjetjes në Krushovë të Ersekës të një trupi të dekompozuar pasditen e djeshme, dalindetaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Burime bëjnë të ditur se pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa shtëpie, gjithashtu edhe xhupi që kishte veshur viktima.
Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë. Çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit të 2021, Sherif Mukaj, i datëlindjes 30.04.1993.
Paraprakisht policia ka thirrur familjarët e 29 vjetarit, ndërkohë qe edhe vetë familjarët e konfirmojnë këtë komunikim me policinë, por janë me shpresë deri në daljen e ekspertizës.
Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.