Aleksandër Sadikaj, 27-vjeç humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu teksa ishte në lëvizje në aksin Elbasan-Tinarë, në hyrje të kryeqytetit.
Policia dyshon se mjeti është hedhur në erë me një sasi lënde eksplozive teksa ishte në lëvizje e sipër.
Sadikaj, humbi të dyja këmbët dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, ku humbi jetën.
27-vjeçari është me origjinë nga Berati dhe burime për Abc bëjnë me dije se është proceduar më parë për tentativë vrasje. Ndërkohë policia dhe RENEA ndodhen në vendin e ngjarjes.
Makina e të riut shpërtheu, pasi në të ishin vendosur lëndë eksplozive, njofton policia.
Ndërsa nga pamjet duket se nga mjeti nuk ka ngelur asgjë, pasi është shkrumbuar i gjithi.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
g.kosovari