Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë vendosur “të ulin armët” dhe të festojnë së bashku 31-vjetorin e së majtës nesër në selinë rozë.
Në selinë e LSI-së të drejtuar nga Monika Kryemadhi ka mbërritur ftesa për t’iu bashkuar ditëlindjes së 31-të të selisë Rozë.
Burime bëjnë me dije se në festë është ftuar edhe zonja Kryemadhi.
Të dielën në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike.
Ende nuk dihen arsyet e këtij “armëpushimi”, por ftesa vjen pas vendimit të Presidentit Meta për të firmosur dekretin që lironte nga detyra Bajram Begajn edhe pse ndodhej në Stamboll.
Kjo shkaktoi pakënaqësi në radhët e opozitës, me Berishën që u shpreh se ishte veprim antikushtetues.
Më 24 korrik, Meta do të lërë Presidencën për t’ia pasur detyrën Begajt, i cili u zgjodh nga votat e maxhorncës më 4 qershor. Ai do të jetë në krye të shteti për 5 vitet e ardhshme.
g.kosovari