Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një grua është gjetur pajetë dhe në fazë dekompozimi në banesën e saj.
Era e keqe e dalë nga një shtëpia e mbyllur në një lagje në Pagrati të Lamisë, zbuloi tragjedinë e 67-vjeçares e cila jetonte e vetme. Gruaja ishte dy muaj e vdekur dhe policët që mbërritën në shtëpinë e saj u gjetën përballë një situate të frikshme.
Gruaja nuk kishte kontakte me fqinjët të cilët nuk e kishin kërkuar gjatë kohës që e kishin humbur. Rreth 15 ditë më parë ata ishin shqetësuar nga era e trupit në dekompozim, por ata besuan se ishte plehra dhe kishin njoftuar Bashkinë. Kur era vazhdoi, ata lajmëruan Policinë.
Nga informacionet e para të mbledhura nga kriminalistika dyshohet për vdekje natyrale, por nga Policia e Lamisë, e cila ka ndërmarrë hetimet paraprake, po shqyrtohen të gjitha mundësitë. Është urdhëruar edhe autopsi-nekropsi për të zbuluar se çfarë e shkaktoi vdekjen e gruas fatkeqe.
/e.d