Ngjarjete e fundit kriminale të cilat kanë ndodhur në vend, nga të cilat, disa prej sulmeve janë drejtuar ndaj punonjësve të policisë kërkojnë vëmendje.
I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu ishte ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj, i cili diskutoi rreth ngjarjeve më të fundit kriminale ku disa prej tyre drejtuar punonjësve të policisë.
Hajdarmataj thotë se është e rëndësishme që të merret parasysh dhe të vlerësoshet çfarëdolloj kërcënimi ndaj punonjësve të policisë.
“Punonjësit e policisë kanë imunitet, por jo në raport me krimin. Unë do t’i konsideroja punonjësit e policisë në dy kategori: ata që sulmohen për shkak të detyrës dhe kategoria tjetër për shkak të problemeve personale. Çdo lloj indice sa do e vogël ndaj policisë të konsiderohet me rëndësi.
Megjithëse në të gjitha rastet ka kërcënime, dhe duhet të dimë si t’i me menaxhojmë , ka forma të ndryshme kërcënimesh reale ose jo, por që në çdo rast nuk duhen neglizhuar nga drejtuesit e institucioneve. Krimi thuhet se është gjithmonë një hap para. Elbasani ka qenë problematik për shumë vite për shkak të pozicionit gjeografik. Faktor është dhe p[politika, nëse politika është e përfshirë është vështirë goditja e tij”, tha Hajdarmataj.
/e.d