Është arrestuar nga policia, M.Skënderaj, shoferi i një prej dy makinave të aksidentuar mbrëmjen e djeshmë në fshatin Buzëmadh, ku mbetën të vdekur tre persona.
Nga përplasja e dy makinave humbën jetën Sokrat dhe Fatbardha Lelaj, burrë e grua, si dhe e moshuara Bylyre Salaj. M.Skënderaj mbeti i plagosur bashkë me gruan dhe vajzën e tij të mitur. Sokrat Lelaj ishte efektiv i FNSH-së.
Të dhënat nga spitali i Fierit bëjnë të ditur se dy bashkëshortët, Gerti Skënderaj, 43 vjeç dhe e shoqja Gladiola Meraj, 31 vjeçe i janë nënshtruar operacionit.
Ata aktualisht janë në gjendje kritike për jetën, ndodhen në reanimacionit të Fierit.
Ndërkohë vajza e tyre 7-vjeçare është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.
/e.d