Dy efektivë të Policisë së Durrësit kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e të enjtes pasi një makinë nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, por e ka goditur.
Sipas informacioneve të para, patrulla e policisë pasi ka parë që makina nuk ka ndaluar, ka qëlluar në ajër, duke bërë thirrje që mjeti të ndalonte.
Dëshmitarët thanë për Balkanweb se një makinë e vogël iku me shpejtësi nga rruga e re e portit, fare pak moment pasi ishin dëgjuar katër të shtëna.
g.kosovari