Thuajse 80% e shqiptarëve mendojnë se Partia Socialiste është ekstremisht e majtë në qëndrimet e saj.
Më pak se një në dhjetë shqiptarë (9,6%) e shohin PS-në si e majtë e moderuar dhe thuajse askush nuk mendon se kjo parti ka qëndrime që përputhen me ideologjinë e djathtë.
Partia Demokratike, për dy të tretat e shqiptarëve (70.7%), i përket ideologjisë së djathtë ekstreme. Më pak se 15% e qytetarëve i shohin qëndrimet e PD-së si ideologji e së djathtës së moderuar.
Ndryshe mendojnë shqiptarët për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Më shumë se gjysma (56.4%) mendojnë se LSI i përket të majtës së moderuar. Njëkohësisht, një në tre shqiptarë (31,3%) mendon se partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi ka qëndrime të së djaththës së moderuar.
Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët mbi mënyrën se si i perceptojnë ata qëndrimet e partive kryesore në vend, si dhe liderëve të tyre.
Rezultati tregon se 80% e të anketuarve mendojnë se kryeministri Edi Rama ka qëndrime ekstremisht të majta.
Më shumë se gjysma e shqiptarëve (51,1%) besojnë se ish-kreu demokrat Lulzim Basha ka qëndrime të ekstremit të djathtë. Njëkohësisht më shumë se një në katër qytetarë (28,5%) i shohin qëndrimet e Bashës si të së djathtës së moderuar.
Më të shumë janë qytetarët që shohin qëndrimet e ish-kryeministrit Sali Berisha si të ekstremit të djathtë (75.5%).
Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta perceptohet nga shqiptarët kryesisht si i majtë i moderuar (54.4%) dhe si i djathtë i moderuar (33.8%).
/a.r
Ky sondazh ka te pa verteta,lloqe kavajet asgje me shum e ase me pake,te gjitha partite e vendit tone kane komunistat e spiunte qe i drejtojne.jane te njejtit,nji mut i ndare ne disa pjese,tregojne faktet e vjedhjes,plackitjes e poshtrimit qe i kane bere popullit e vendit.Duhet tju vije zore per kto lloqe kavajet qe shkruani ne gazete,per komunistat e spiunte na e beni te moderuar.