Gazetari Baton Haxhiu ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për samitin e ‘Ballkanit të Hapur’ që u zhvillua në Ohër.
Sipas tij, samiti i djeshëm ishte një sukses për arsye të ndryshme. E para nëse koncepti Open Balkan i konvenon dikujt, i konvenon shqiptarëve se janë 7-8 milion në Ballkan. Me anë të kësaj nisme arrijnë qëllimin për të cilin janë refuzuar prej një shekulli.
Kjo iniciativë është për të treguar fuqinë e tyre e për të refuzuar një përçmim që BE-ja i ka bërë.
Ajo që jam i sigurt është se Procesi i Berlinit nga 2013-2018 ka dështuar. Ky dallim me procesin e Berlinit dhe refuzimi i Shqipërisë ka detyruar një proces alternative që ka mbështetjen amerikane me projektues George Soros. Ajo që dua të them është që imazhi i pesë shteteve tregon për një lidership dhe nëse është dikush që e mbron Europën nga një konflikt në Ballkan, këtë meritë e ka Edi Rama.
/a.r