Parlamenti ka votuar sot Gentiana Sulën për një mandat tjetër në drejtim të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.
Në votim kanë marrë pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, duke marrë kështu vota pro edhe nga deputetët e opozitës, që së bashku kanë konfirmuar Gentiana Sulën në krye të Autoritetit të Dosjeve.
Në përfundim të seancës që ka nisur në orën 10 të paradites, deputetët socialistë i kanë besuar Sulës drejtimin e këtij institucioni për një tjetër mandate 5-vjeçar.
Gjatë këtyre viteve, Gentiana Sula ka qenë nga të paktat drejtuese institucionesh që nuk është përfolur dhe as akuzuar nga opozita.
Ajo përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Europian të Kujteses dhe Solidaritetit në statusin e vëzhgueses, për një mandat 5-vjeçar./m.j