Një 74-vjeçar u gjet i mbytur mesditën e sotme në postin e Vlorës.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, e po ashtu nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ky është momenti kur trupi i pajetë u gjet pranë portit nga pushuesit dhe kalimtarët e rastit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2022, rreth orës 14:00, në afërsi të molit, shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare kanë evidentuar trupin e pajetë të shtetasit M. M., 74 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, i cili dyshohet se është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./m.j