Shqipëria është “pushtuar” sot nga moti i keq. Moti i paqëndrueshëm ka sjellë edhe shkarkesa të shumta elektrike.
Siç shihet nga “Windy”, zonat më të goditura nga rrufeja në Shqipëri janë Shkodra, Tirana, Berati dhe Vlora, por edhe Pogradeci.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë./m.j