Gazetarët i thanë sot zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajn se kanë lënë makinat për shkak të rritjes së çmimit të naftës, duke shkuar me autobus, pavarësisht distancave të gjata.
“Edhe autobusët po kursejnë, nuk ndezin kondicionerin. Po ju me çfarë erdhët në punë sot?”, pyeti gazetarja Ahmetajn.
Zëvendësministri u përgjigj, por jo për pyetjen.
“Qeveria ka menduar përpara disa muajsh për ato paketa që sot janë publike dhe në funksion. Shqipëria e ka inflacionin 6.2 për qind, më pak se rajoni. Kjo ka të bëjë me paketat e subvencionimit të energjisë. Shikoni statistikën e inflacionit në rajon, asnjë vend nuk na afrohet. Është një krizë globale, e ka gjenezën në agresionin rus”, tha Ahmetaj.
Nafta ditën e djeshme arriti çmimin rekord në 258 lekë. Por siç duket kriza nuk i prek të gjithë, kjo pasi ministrat apo deputetët, nuk kufizojnë lëvizjen me automjetet e tyre.
g.kosovari