Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit, ka pranuar se Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, por këtë i pari i qeverisë e ka justifikuar se po shpërndan barrën e krizës.
Sipas tij, Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon dhe se biznesit të vogël nuk i merr asnjë lekë. Ai është ndalur edhe tek subvencionimi i energjie për familjarët.
“Nuk është sekret por e vërtetë. Ne kemi dhënë argumente. Është e vërtetë që kemi çmim të lartë më të lartë se të tjerët.. Por Ndryshe nga të tjerët ne kemi taksat më të ulëta se ndryshe nga rajoni ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë. Zero taks dhe zero TVSH deri në 100 milion xhiro. Ndryshe nga rajoni ne vërtetë e kemi më të lartë taksën mbi biznesin e madh por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike. Ndryshe nga rajoni ne ju japim para dhe do jua japin të gjithë shqiptarëve që lëvizin me transportin publik. Ne do të vazhdojmë të japim para për fermerët për naftën. Fermerët e regjistruar, kemi folur të shtojmë këtë. Dhe do jua japim. Ndryshe nga rajoni ne kemi industri peshkimi në rritje.” tha Rama.
g.kosovari