Një sasi municioni dhe bimë narkotike janë zbuluar në një banesë në fshatin Nivicë të Himarës. Në prangat e policisë ka rënë pronari i banesës, 26-vjeçari me iniciale A.B.
Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative për sendet e kundërligjshme që mbante në banesë i riu.
Kështu, u sekuestruan 100 fishekë, 2 granata dhe disa fidanë kanabis të kultivuara në vazo.
26-vjeçari i arrestuar akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit.
/a.r