Qindra trupa viktimash janë gjetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Mariupol ka deklaruar këshilltari i kryebashkiakut të qytetit.
Petro Andryushchenko duke folur në Telegram për një “numër të pafund të vdekurish” në qytetin port të pushtuar, tha se 50 deri në 100 trupa për çdo bllok banesash po nxirren nga rrënojat dhe po transportohen në morgje, ose, “në varësi të gjendjes në të cilën janë trupat, në landfill”.
Në postimin e publikuar dje, ai tha se deri tani janë kontrolluar nga forcat ushtarake rreth dy të pestat e ndërtesave të shkatërruara.
Muajin e kaluar, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut tha se 60% e ndërtesave në Mariupol ishin shkatërruar, nga të cilat 20% nuk mund të rindërtoheshin.
“Asnjë fjalë. Vetëm zemërim,” thotë Andryushchenko.
g.kosovari