Ish-presidenti Bamir Topi ka zbardhur takimin me presidentin e zgjedhur Bajram Begajn.
Në një prononcim për Report Tv. Topi tha se takimi ishte miqësor.
‘Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisat për një presidencë dinjitozë në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike.’- tha Topi.
/a.r