Fabrika kimike Azot në Severodonetsk u bombardua dy herë nga ushtria ruse në mbrëmje. Aty ihin strehuar rreth 800 civilë, 200 punonjës dhe rreth 600 banorë.
Të paktën dy punishte u goditën, duke përfshirë një për prodhimin e amoniakut. Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk Sergiy Gaidai, raportuar nga Ukrinform, por nuk ka asnjë informacion për fatin e civilëve.
Brenda fabrikës ka edhe disa njësi ushtarake ukrainase, të cilat, sipas luftëtarëve pro-rusë, do të jenë tërhequr pas sulmit të ushtrisë së Moskës.
g.kosovari