Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon sot një takim me paraardhësit e tij. Mësohet si Begaj do të takohet sot më ish – Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Rexhep Meidani.
Kujtojmë që pak dite me parë, Begaj u takua me ish-Presidentin Alfred Moisiu.
Ish Presidenti Moisiu i tregoi mbi përvojën e tij gjatë pesë viteve në Presidencë dhe i dha librin që flet mbi atë periudhë kohe “Midis Nanos dhe Berishës”.
Biseda miqësore mes tyre zgjati rreth 1 ore e 30 minuta. Të dy kanë njohje të vjetër pasi vijnë nga i njëjti profesion ai i ushtarakut.
Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.
Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.
/a.r