Policia Rrugore e Tiranë ka arrestuar së fundmi në flagrancë tre shtetas që drejtonin automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Blutë raportojnë se ka shkuar në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.
“Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
– S. K., 31 vjeç, D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/e.d