Një i vdekur dhe disa të plagosur në Berlin pasi një automjet futet mes një grupi njerëzish në qendër të qytetit. Sipas dhënave të policisë, bëhet fjalë për një duzinë të plagosurish, kurse qendra e zjarrfikësve bën fjalë për 8 persona të plagosur.
Polica po heton, nëse bëhet fjalë për aksident apo për një veprim të qëllimshëm, tha zëdhënësja e policisë. Për këtë ende duhet sqaruar identiteti i personit në automjet. Policia arrestoi një burrë.
Në afërsi të cepit të rrugës Kurfürstendamm, Rankestraße, automjeti u fut mes një grupi njerëzish dhe më pas vazhdoi të ecë në drejtim të vitrinave të një dyqani në rrugën Tauentzienstraße, ku edhe ndaloi. Sipas një fotoje të publikuar në internet, shihet një automjet i ndaluar në vitrinën e dyqanit, ku sipas njoftimeve nuk ka pasur të plagosur.
Në dhjetor 2016 në Kishën e Përkujtimit në Berlin një atentator islamist iu vërsul me maune një tregu krishtlindjesh. 12 vetë humbën jetën atëherë dhe 70 të tjerë u plagosën.
Update from the horrible situation in Berlin…We are ok. Jb pic.twitter.com/BsMXWP7Us0
— John Barrowman MBE (@JohnBarrowman) June 8, 2022
Aktori John Barrowman, i cili ishte në një dyqan aty pranë ndërsa ndodhi përplasja, e përshkroi skenën si ‘shumë të keqe’ dhe tha se pa një trup të pajetë të shtrirë në rrugë.
Barrowman tha se dëgjoi një zhurmë të fortë dhe kur doli nga dyqani në të cilin ndodhej, pa turmën e njerëzve, policinë, dhe disa mjete ambulance.
Makina u ngjit në trotuar dhe kaloi rreth 600 metra nëpër turma përpara se të përplasej në pjesën e përparme të një dyqani parfumesh, raportoi gazeta gjermane Bild, duke shtuar se shoferi ishte përpjekur të ikte, por u mbajt nga dëshmitarët në vendngjarje, deri sa mbërriti policia.
g.kosovari