Të paktën një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në një rrugë të frekuentuar të Berlinit.
Zyrtarët e urgjencës thonë se është e paqartë nëse incidenti, i cili ndodhi rreth orës 10:30 me orën lokale ishte i qëllimshëm apo një aksident, raporton BBC.
Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se shoferi është arrestuar në vendngjarje.
Incidenti ndodhi në cepin e rrugëve të ngarkuara Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse në Berlinin perëndimor.
Prane vendit te ngjarjes ishte aktori i njohur John Barrowman, i cili tregoi ngjarjen në Twitter: “Makina ishte ngjitur në mënyrë të përsëritur në shtegun përpara se të përplasej në vitrinën e dyqanit. Prania e policisë është e pabesueshme. Ata po pastrojnë zonën”, tha aktori. “Ka helikopterë që vijnë tani për të transportuar njerëzit.”
Sanitäter versorgen Verletzte am #Kurfürstendamm Ecke Rankestrasse in #Berlin. Ein Auto fuhr in die Menge, mindestens eine tote Person pic.twitter.com/pVR8pC2vns
— Joachim Fahrun (@JoachimFahrun) June 8, 2022
g.kosovari