Daniele Bedini është 32-vjeçari italian, i cili është arrestuar nga ana e autoriteteve të policisë si i dyshuar për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri.
MLidhur me këtë akuzë të rëndë, i dyshuarit italian i ka mohuar të gjitha akuzat. Sipas tij, ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet dhe se policia po e akuzon padrejtësisht.
Ndërkohë që për këtë ngjarje ka folur dhe avokati i të dyshuarit. Sipas avokatit i vetmi element që i çoi hetuesit që të ndalonin klientin e tij është denoncimi i vjedhjes së pistoletës në pronësi të babait të Daniele Bedinit, e formalizuar disa ditë përpara vrasjeve.
“Babai i klientit tim kishte denoncuar vjedhjen e armës të cilën e kishte me leje, që nuk është gjetur ende dhe që për momentin ka përputhje vetëm me gëzhojat e gjetura pranë kufomave. Fakti që klienti im është edhe me precedentë penalë ka bërë që hetimet të kufizohen vetëm rreth tij.”- tha avokati Daniele Bedini.
/e.d