I veshur me të bardha, i shoqëruar nga një mikeshë e tij, Aurel Thëllimi këndon për “Dashuri” në projektin e ri. Xhirimet janë realizuar pranë detit, por shkëmbinjtë nuk janë treguar aq ‘miqësorë’ me artistin. Në “Rudina” në Tv Klan ai tregon historinë pas fotos që postoi në rrjetet sociale ku shfaqej me këmbën e vrarë.
Rudina Magjistari: Na trego pak historinë e aksidentit, si ka ndodhur? Ku ishit?
Aurel Thëllimi: Kjo është mungesa e kulturës thashë atë ditë. Unë hipa te gurët e parë. Më pëlqeu shumë ambienti dhe infrastruktura që kishin zënë gurët atje dhe më pëlqeu një gur që ishte më lart. Por unë nuk kam një jetë shumë aktive me plazhin duke ditur që periudha jonë është shumë e kufizuar. Thashë do shkoj te ai guri atje dhe isha zbathur. Ai më dëmtoi, këmba rrëshkiti dhe unë rashë.
Rudina Magjistari: Re nga një lartësi?
Aurel Thëllimi: Jo,jo. Rrëshkita mbi gur dhe aty u ccava, kam çarë dorën, kam vrarë këmbën. Thashë “ne kështu do filmojmë”. I kam larë pantallonat atje, në ujë.
Rudina Magjistari: A të dhembi shumë?
Aurel Thëllimi: Nuk ishte problemi që më dhembi, problemi ishte që gjaku më bëri pis veshjen dhe kisha vetëm një veshje.
Rudina Magjistari: Apo s’i kishe dhe të bardha!
Aurel Thëllimi: Me të bardha, me të bardha veshur o!