Një 31-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi kishte përshtatur ambientet e lokalit të tij për përdorimin e lëndë narkotike dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcoin).
Nga kontrolli i bërë në lokal janë sekuestruar 260 gr lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, 18 pajisje që shërbejnë për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave.
Po ashtu i është gjetur dhe një sasi kafeje të dyshuar të kontrabanduar, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 3 peshore elektronike dhe një shkop bejsbolli.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/e.d