Një vrasës serial në veprim në zonën e Saranzës, në provincën e La Spezia? Ky është dyshimi i parë i hetuesve që hetojnë vdekjen e shqiptares 35-vjeçare Nevila Pjetri të vrarë në periferi të bashkisë së Ligurias.
Një krim i cili u pasua pas disa orësh në të njëjtën zonë, nga një tjetër sulm fatal. Viktima e dytë është një transeksual, trupi i pajetë i të cilit është gjetur i mbuluar me ferra.
Jo shumë larg polica gjeti edhe një makinë në të cilën kishte njolla gjaku. Sipas raportimeve, vrasësi kishte përdorur një arë.
Një pistë tjetër hetimi është zhdukja e dëshmitarit. Sipas La Reppublica vrasësi mund t’i “ketë mbyllur gojën përgjithmonë” transeksualit, i cili mund të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Nevila Pjetrit.
Sipas raportimeve të mediave italiane. Ai mund ta ketë parë teksa po ngarkonte shqiptaren në makinë, një makinë e bardhë shërbimi, pranë një karburanti në zona e Marinella di Sarzana.
Një hipotezë është se pas dy vrasjeve mund të jetë e njëjta dorë. Gjithashtu po hetohet bota e prostitucionit: Vrasje nga një klient ose hakmarrje brenda grupit të rrjetit të prostitucionit.
Sipas hetimeve të para pas vdekjes së 35-vjeçare, shqiptarja është rrahur dhe tentuar të mbrohet, më pas është goditur pas veshit të majtë ose me kaçavidë ose pistoletë të kalibrit të vogël.
Sipas hipotezave hetimore, ndoshta 35-vjeçarja kishte vendosur të mos prostituonte më ose donte të ishte e “pavarur.”
Dhe kështu ata “firmosën” urdhrin e vdekjes. Një zejtar, i cili dyshohet se ka lidhje me të dyja ngjarjet është arrestuar dhe do merret në pyetje.
/e.d