Një 43-vjeçar në Sarandë ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sherri ndodhi në shëtitoren e qytetit bregdetar.
Policia thotë se i plagosuri me iniciale K.K. u godit me thikë në kurriz nga i dyshuari me iniciale G.G.
43-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
/a.r