Avioni i Greqisë model “Canadair CL-415” ka nisur punën për të shuar zjarret në ishullin e Sazanit, që prej 4 ditësh është përfshirë nga flakët e zjarrit.
Këto janë edhe pamjet e avionit që po vepron për të shuar nga ajri vatrat e zjarreve.\
Ky avion u dërgua nga Greqia pas kërkesës së palës shqiptare për t’i ardhur në ndihmë, pasi ishte e nevojshme ndërhyrja nga ajri. Prej 3 ditësh, zjarrfikësit dhe dhjetra ushtarë kanë luftuar nga terreni për të shuar flakët.
Pavarësisht vendosjes nën kontroll të flakëve, vatrat e zjarrit riaktivizoheshin sërish. E për këtë arsye u pa e nevojshme ndërhyrja nga ajri. Ka qenë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për vizitë në Greqi, dhe kërkoi nga autoritetet greke ndihmë për përballimin e situatës.
/a.r