Ambasadori i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është larguar nga takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB pasi Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel akuzoi Rusinë si shkaktare të krizës globale ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.
Michel tha se Rusia po i bllokon furnizimet ushqimore ndaj botës duke i shtyrë njerëzit drejt varfërisë.
Ndërsa ambasadori rus në OKB u kundërpërgjigj duke thënë se Charles Michel po përhap gënjeshtra.
“Kremlini po përdor furnizimet ushqimore si një raketë kundër vendeve në zhvillim. Pasojat dramatike të luftës së Rusisë po përhapen në të gjithë globin dhe kjo po shkakton rritjen e çmimeve të ushqimore, duke destabilizuar rajone e duke shtyrë njerëzit në varfëri”, tha Presidenti i KiE, Charles Michel.
Për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, në portet ukrainase janë bllokuar tonelata ushqime që do të duhej të eksportoheshin.
Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj të vajit, misrit e grurit.
/a.r