Gazetari Baton Haxhiu është shprehur në emisionin “Opinion” në Tv Klan se presidentit në detyrë deri më 24 Korrik, Ilir Metës nuk i mjafton Partia Socialiste për Integrim.
Haxhiu ka argumentuar se pas largimit nga Presidenca, Meta do të kërkojë riorganizim të partive të vogla dhe për herë të parë mund të kemi një binom opozitar që përbëhet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Baton Haxhiu: Sa e njoh unë Metën, prova e parë nuk i mjafton LSI-ja. Ai do kërkojë riorganizim të partive të vogla. Meta nuk ka udhëhequr asnjëherë opozitën dhe për herë të parë mund të kemi një binom opozitar, i cili përbëhet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Meta mund të jetë në lartësinë e një lideri opozitar vetëm nëse i bën partitë e vogla bashkë, vetëm me LSI nuk mjafton. Ka plot parti që e duan një strehë dhe s’ka kush t’ia japi. Të gjitha këto parti të vogla duket sikur nuk shkaktojnë probleme, por mund të humbin vota në zgjedhje lokale në një mënyrë të pamëshirshme.
Ilir Meta do të mbajë postin e presidentit deri në fund të mandatit presidencial, më 24 Korrik, detyrë të cilën më pas do ta marrë Bajram Begaj, presidenti i ri i vendit i zgjedhur 2 ditë më parë në Parlament me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
/a.r