Edi Rama është shprehur se Bajram Begajn si kandidat e propozuan deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Megjithatë, pjesa më e madhe e analistëve të ftuar në “Log” me Endri Xhafon mendojnë si ai vetë qëndron pas zgjedhjes së Begajt për t’u vendosur në krye të shtetit.
Për Artur Zhejin është e qartë që Begaj është kandidat i Ramës me të cilin, shton ai, kreu i qeverisë arriti të krijojë edhe një “çarje” mes Metes dhe Berishes.
“Doktorit i kundërvuri një doktor. Janë disa rrugë irracionale dhe racionale…Bëhet një listë, dhe ai e mbajti premtimin, do t’u them njërin që s’ia priste mendja njeriu. Të gjithë u kapën në befasi. E di që Rama do të thotë më vonë që ai do të shërojë shtetin. Meta me këtë dekret, shpëtoi një krizë. Sepse numri do të shtohej shumë.”
I të njëjtit mendim është edhe Skënder Minxhozi, i cili thotë se nga kjo kandidaturë i vetmi që dilte i fituar ishte vetë Rama.
“…Është shumë e rrallë që dikujt aty t’i shkonte mendja aty për Bajram Begaj. Unë mendoj që është Edi Rama ai që përfiton nga ai abstragim. Krijoi një krizë të përkohshme mes dy aleatëve si Meta e Berisha. Ajo që prodhoi emri i Bajram Begës, na çon tek propozuesi i tij indirekt. Askush nuk e shihte dot të plotë panoramën siç e shihte vetë Rama. I gjeti të papërgatitur kundërshtarët. Një nga kundërshtarët e votoi kurse tjetri doli nga Parlamenti e shkeli rezolutën.”
Kurse Mentor Nazarko sjell në vëmendje se Bajram Begaj është një figurë që në pika më të rëndësishme të karrierës së tij duket se ka pasur mbështetje nga tre figurat Rama, Berisha e Meta./m.j