Britania e Madhe i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dërgimin e sistemeve të raketave me rreze të gjatë veprimi.
Në njoftimin e saj, qeveria britanike tha se mbështetja për Ukrainën deri më tani vlen më shumë se 750 milionë paund.
Armët që do t’i dërgohen Ukrainës;
Më shumë se 5000 armë të lehta antitank të gjeneratës së ardhshme
120 automjete të blinduara
Pesë sisteme të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë raketat Starstreak
“Dhjetëra” dronë të rëndë./m.j