Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës është nën kontrollin rus që nga fillimi i marsit.
OKB është shprehur se sulmet aktive, si pasojë e luftës mund të sjellin një shpërthim me pasoja katastrofike.
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara tha se ekziston një “rrezik i qartë për sigurinë dhe masat mbrojtëse” në termocentralin bërthamor.
Sipas CNN, Drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi ka deklaruar se pesë nga shtatë shtyllat e domosdoshme të sigurisë bërthamore janë në rrezik.
Ai theksoi se po punon për të arritur një marrëveshje e cila do të parandalojë fatkeqësitë e mundshme.
/e.d