Dy shqiptarë janë arrestuar për vjedhje në Parma.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku shqiptarët, njëri 31 dhe tjetri 41 vjeç kishin vjedhur 500 kilogram bakër nga një linjë treni që kalonte në zonë.
Karabinierët dyshuan te lëvizjet e tyre dhe pasi i ndaluan zbuluan se në pjesën e pasme të kamionçinës ishte një sasi e madhe metali e mbuluar.
Pas verifikimeve doli që ajo ishte vjedhur në një stacion treni aty pranë. Vlera e mallit të vjedhur ishte 2 500 euro.
/a.r