Grabitja e 18 milionë lekëve nga një bankë e nivelit të dytë në Koplik më maj të këtij viti u ideua dhe zbatua nga 22-vjeçari Bekim Gurraj.
Burime nga grupi hetimor i thanë gazetares së “Top Channel”, Dorjana Bezat se Gurraj rreth 2 muaj para ngjarjes i vodhi makinën Golf 3 një peshkatari në liqenin e Shkodrës. Peshkatari e kishte future makinën kontrabandë nga Mali I Zi dhe e mbante të pa regjistruar vetëm për peshkim.
Pasi e vodhi makinën 22 vjeçari i ndryshoi ngjyrën dhe e mbante të parkuar në fshatin Aliaj të Malësisë së Madhe por larg banesës së tij. 4 ditë para ngjarjes ai shkoi me makinë para bankës dhe krijoi një avari sikur makina I ishte prishur dhe vëzhgoi lëvizjet jashtë bankës.
Të nesërmen u vesh si polic dhe bëri të njëjtin veprim. Më pas rreth orës 14.00 të datës 9 maj së bashku me djemtë e dajës së tij Admir e Armir Shabaj kryen grabitjen. Nën kërcënimin e 2 kallashnikovëve grabitën rreth 18 milionë lekë. Pas ngjarjes armët i hodhën tek “Syri I Sheganit” ndërsa rrobat i dogjën.
Për grupin hetimor 3 të arrestuarit thanë se paratë e grabitura I shpenzuan në jetën e natës duke bërë një jetë të shfrenuar në klabe dhe restorante./m.j