Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka reaguar për operacionin e zhvilluar nga Policia e Shkodrës.
Ministri Çuçi shprehet se operacioni është dëshmi e punës profesionale e Policisë së Shtetit.
“Operacioni në Shkodër për zbardhjen e grabitjes së filialit të një banke dhe zbulimi ambientit të kultivimit të kanabisit me anë të llambave, që çoi në pranga 9 persona, është dëshmia e radhës e punës profesionale hetimore dhe operacionale të Policisë së Shtetit, për të cilën meriton përgëzim dhe respekt.
Pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis përballë krimit, me bindjen e plotë se vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë për një shoqëri më të sigurt e ku e ardhmja jonë e nuk vihet në rrezik.”, ka deklaruar Çuçi./m.j
cuci mbas pilafit tregon per operacionin e munguar ne kohen e duhur.Kta shoke e shoqe ministrash ku i kane syte qe ka dalur cdo gje jasht kontrollit,per grupet kriminale qe drejtohen po nga kta.