Ambasada Gjermane në Tiranë ka uruar Bajram Begajn pas zgjedhjes si Presidenti i ri i Shqipërisë.
“Përgëzoj përzemërsisht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme.
Zgjedhja e Presidentit qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për t’u angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria – për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive.
Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Facebook.