Ata ishin një çift që u lidhën në Për’puthen dhe vazhduan edhe bashkë jashtë emisionit. Por pak ditë më parë, Bruno Shemsho konfirmoi ndarjen nga Florjana Gjini, me të cilën doli bashkë nga “Për’puthen”. Teksa ishte live në rrjetet sociale, ai nuk ngurroi që të tregonte se nuk ishte më me Anën.
Kjo e fundit ka thënë shumë gjëra në “60 sekondat” për “Prive”, ku ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon.
Në një moment Gjini u pyet se kur i kishin ngulur thikën për herë të fundit. Ajo nuk hezitoi në përgjigje duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.
“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë”, ka treguar ish-konkurrentja e programit të dashurisë.
Tashmë fansat janë kurioz edhe më shumë për të ditur se cili ishte shkaku i ndarjes së tyre. A ishte tradhtia shkak i “shuarjes” së kësaj marrëdhënie!? Florjana për këtë e ka një përgjigje: “Tradhti, si kam vendos GPS se zbulohet shumë shpejt”.
Por nga ana tjetër, ajo është ngacmuar edhe me pyetje më intime. Edhe Florjana nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes “historike” të Prive-s seks me mirë në mbrëmje apo në mëngjes.
“Në mëngjes mendoj”, përgjigjet ish-konkurentja e “Për’puthen”. Ndërsa për numrin e marrëdhënieve seksuale brenda natës Anës iu desh një moment të jepte një përgjigje: “5 e lartë, mjafton kaq”.