Aksident i rëndë në Shkup.
Një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje me makinë një 47-vjeçare.
Mediat maqedonase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Nikolla Karev” në Çair të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, ku i mituri, duke drejtuar mjetin ka përplasur gruan, e cila nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vend.