Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk do të votojnë në seancën e sotëm për Bajram Begajn si President i Shqipërisë.
Ne një komunikim me mediat, ai deklaroi se kandidatura nuk është konsultuar me partitë politike.
Veprimet – tha Fatmir Mediu – kanë qenë të njëanshme dhe antikushtetuese.
“Në emër të kolegëve të mi, Shehi, Duka dhe Dule dua të deklaroj se duhet të kishim një proces kushtetues mbi palët.
Për fat të keq veprimet kanë qenë të njëanshme. Veprimi që po bëhet është antikushtetuese. Kandidadura nuk u konsultua me partitë politike por u vendosëm përballë faktit të kryer për të votuar.
Nuk kemi asgjë me kandidatin, e vlerësojmë. Ne nuk do të marrim pjesë në votim, sepse procesi kërkonte përfshirjen e palëve”, tha Mediu.
/a.r