Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen. Këngëtarja kolumbiane konfirmoi se nuk është më me futbollistin 35 vjeçar pas një lidhjeje 11 vjeçare. Dyshja, lidhja e të cilëve filloi në vitin 2010, kanë së bashku dy djem, Milanin dhe Sashën.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”, thuhet në deklaratën e publikuar nga agjensia e komunikimit të Shakirës.
Ky lajm vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës përflitet se ka tradhtuar këngëtaren me famë botërore. Ditën e sotme, qarkulloi lajmi se këngëtarja është shtruar në spital pas një krize ankthi. Sipas revistës “Hola!”, ngjarja ka ndodhur më 28 maj, pas kthimit të Shakirës nga Festivali i Kanës.
g.kosovari