Nga dita e hënë, qytetarët që do marrin një leje drejtimi mjeti do të kenë një dokument të ri, sipas standardeve të BE.
Kryeministri Rama ka publikuar fotot se si do të duket leja e re e qarkullimit të automjeteve.
Por, ky dokument, nuk do të jetë i detyrueshëm që të merret nga ata që tashmë e kanë një leje drejtimi të vlefshme.
Rama thotë gjithashtu se pagesa do të jetë 40% më e ulët për këtë shërbim.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Kjo është leja e re e qarkullimit të mjetit, që prej të hënës do të jetë plotësisht në standardet e BE-së
✋Stop orvatjeve dhe me një pagesë ku kostot ulen me 40%, tashmë leja e re e qarkullimit unifikon përfundimisht dokumentet e mjetit në një të vetme
*Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit
#TëBashkuarJoTëNdarë
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️
#SkaKohëPërPushim♀️♂️