Gazetari Artan Hoxha lëshoi dje akuza të tjera për Presidenti Ilir Meta, duke këmbëngulur se ky i fundit është përfshirë në vrasje, pra si porositës i disa prej tyre.
Gazetari Artan reagoi pasi Prokuroria e Posaçme hodhi poshtë deklarimet e tij dy ditë më parë për dëshmitë e Nuredin Dumanit, që sipas tij, ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS në vitin 2017 në Lezhë. Gazetari sqaroi se Nuredin Dumani e ka thënë një gjë të tillë dhe deklarata e tij është e regjistruar dhe se janë prova të pakontestueshme. Madje ai zbuloi se ka përmendur edhe emrat e 3-4 deputetëve të tjerë. “Edhe në rastin e parë kur u dha lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë SPAK ka thënë që nuk është e vërtetë.
Pas kësaj deklarate ‘bombë’ të Hoxhës ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale juristi shkruan se përgjithësisht e nisin me vjedhje dhe pastaj kalojnë në vrasje dhe kështu me sa duket ka ndodhur edhe me Presidentin Meta.
“Pergjithesisht niset me vjedhje dhe pastaj kalohet ne vrasje. Keshtu edhe Likja i yne…”, shkruan Romeo Kara.
g.kosovari