Beatrix Ramosaj ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për rikthimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Ndonëse dyshja nuk kanë reaguar publikisht, janë parë disa herë pranë njëri-tjetrit. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Trixa tha se iu uron lumturi.
“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëqoftëse ata kane gjetur lumturinë, atëherë dhe unë jua uroj”, tha ajo për ribashkimin e tyre.
E pyetur nëse është penduar për gjërat që ka kaluar në shtëpinë e famshme, këngëtarja tha: “Jo nuk jam pishman.
Nuk ka asgjë për të qenë pishman. Nëse do ta ktheja kohën pas do t’i thosha vetes që të mos kishte aq shumë frikë dhe mbase ta shijoja më shumë si eksperiencë.“, tregoi Trixa.
Kujtojmë që Bora dhe Donaldi përfliten prej disa kohësh se janë rikthyer bashkë. Dyshimet u shtuan më shumë pasi u panë të afërt në eventin e Valdrin Sahitit. Më pas, ata u fotografuan së bashku në Genova të Italisë ndërsa pak ditë më pas u kapën sërish mat duke bërë shopping. Sakaq, ende nuk ka një reagim publik nga ana e tyre.
/e.d