Kryeministri Edi Rama teksa ka përmendur emri e ri të për president të propozuar nga Kryesia e Partisë Socialiste i cili është ai i Bajram Begaj, është treguar i ashpër edhe kreun e shtetit në detyrë, Ilir Metën duke e cilësuar një kaçak dhe jo president.
Keni bërë shpesh ironi me Metën?
Edi Rama: Ilir Meta nuk është komandant, është kaçak. Këtu po flasim për komandant. Ky vend ka pasur edhe kaçak shumë të famshëm, ku Ilir Meta do ketë pjesën e vetë së bashku me Haxhi Qamilin. Të kthehemi tek tema se nuk na intereson zoti Meta. Kemi pasur një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në grupin e fundit, 6 kandidatura. Kemi renditur me shumë kujdes aspektet pozitive apo aspeketet që mund të krijojnë diskutime ose debat, për secilin, profilet. Kemi arritur në konkluzionet që Bega të jetë Presidenti i ri. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është një nga profilet më të larta të një shteti. Shefi i shtabit të përgjithshëm. Eksperienca na tregon, se Presidentët që vijnë nga ushtarakët, është Presidenti që do të mbahet mend shumë gjatë, që është Alfred Moisiu. Kur u zgjodh Moisiu, shumë buzë u rrudhën, ironi u bënë, por Alfred Moisiu tregoi se si është një President i republikës. Kini besim se nëse i besojmë përfaqësyuesve të lartë forcave të armatosura, civile të jetës qytetare, ata nuk zhgënjejnë.
g.kosovari